Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Situatë kritike më zjarret në vend ditën e sotme në zona si Dajti, Tërbuni dhe së fundmi Krasta në Krujë. Një situatë alarmante raportohet mbrëmjen e sotme (7 shtator) në zonën e Krastës, ku një vatër e fuqishme zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon zonat e banuara. Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të kodrës, ndërsa rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit. Banorët shprehen të shqetësuar për përmasat e flakëve dhe thonë se në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Sipas tyre, përballimi i një zjarri të përmasave të tilla me vetëm një mjet është i pamundur. Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me mjete të tjera zjarrfikëse, si dhe mbështetje nga ajri për...
Burimi:
javanews.al