Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Situatë kritike me zjarrin në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave
Zjarri në Delvinë DELVINË- Situata me zjarret në Delvinë vazhdon të përkeqësohet, me flakët që vijojnë të përhapen ku kanë djegur disa banesa. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret. U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës...