Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat
Vala e protestave të nxënësve të shkollave të mesme në Francë po merr përmasa gjithnjë e më të dhunshme, duke shkaktuar trazira masive dhe bllokim të procesit mësimor në disa nga qytetet kryesore të vendit. Autoritetet franceze njoftuan se deri më tani janë kryer mbi 440 arrestime, ku shumica e të ndaluarve janë të mitur. Ministri i Arsimit, Édouard Geoffrey, konfirmoi se që nga fillimi i revoltës janë plagosur 76 persona, mes të cilëve nxënës dhe pjesëtarë të stafit arsimor. Protestat, të cilat nisën në rajonin e Parisit, janë përhapur me shpejtësi në Lille, Lyon, Marsejë, Bordeaux dhe Rennes. Sipas të dhënave nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, bllokadat dhe protestat kanë prekur rreth 400 nga 3,700 shkollat e mesme që ka gjithsej...
Burimi:
javanews.al