Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situatë e rrezikshme në Poliçan, zjarri drejt magazinave me lëndë plasëse
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një pyll pranë uzinës së Poliçanit, duke marrë përmasa shqetësuese. Zjarri po i afrohet me shpejtësi zonës C, ku ndodhen magazinat e lëndëve plasëse, duke krijuar një situatë tepër të rrezikshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria dhe një helikopter nga Baza e Kuçovës për të ndihmuar në fikjen e flakëve. Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë një thirrje për ndihmë urgjente. Sipas mediave, Zotka theksoi se një shpërthim i mundshëm i magazinave do të përbënte një rrezik të madh për lagjen Kalluç, e cila ndodhet vetëm 200 metra larg. Puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit po vijon intensivisht.