Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Elbasani po kalon një periudhë të qetë në merkato, ndryshe nga klubet e tjera që vijojnë me lëvizje aktive. Deri më tani, nuk ka pasur afrime të reja, ndërsa gjithçka tregon se grupi është i kompletuar dhe në përputhje me kërkesat e stafit teknik. Pas afrimeve të realizuara në fillim të verës, drejtuesit duket se e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar në çdo repart. Përjashtim mund të bëjë vetëm ndonjë lëvizje surprizë në ditët në vijim, nëse shfaqet ndonjë mundësi e papritur në treg, ose në rast se ka ndonjë largim të paplanifikuar. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë sinjal konkret...
Burimi: Argjiroja.net