Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza drejt përparimit!
Një zyrtar izraelit tha se është bërë përparim në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza. Ministri izraelit Zeev Elkin, i cili është në kabinetin e sigurisë të Netanyahut, tha se kishte “një shans të konsiderueshëm” që të arrihej një armëpushim. “Hamasi dëshiron të ndryshojë disa çështje qendrore, nuk është e thjeshtë, por ka përparim”, i tha ai të martën. Përpjekja e re nga ndërmjetësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të ndaluar luftimet në enklavën e goditur ka fituar ritëm që nga e diela, kur të dyja palët filluan bisedimet indirekte në Doha dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu...