Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata në Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj dhe al-Tuffah, në qytetin e vjetër të Gazës, që të evakuohen menjëherë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Adraee deklaroi se “IDF vazhdon të veprojë me forcë të madhe kudo që kryhet aktivitet terrorist dhe raketa hidhen drejt Izraelit.” Banorët janë këshilluar të zhvendosen drejt al-Mawasi, një qytet bregdetar beduin që është shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt” për civilët. Megjithatë, në këtë zonë aktualisht po strehohen deri në gjysmë milioni palestinezë, të cilët përballen me mbipopullim ekstrem dhe kushte të vështira jetese, mes mungesës së ushqimit, ujit dhe ndihmës mjekësore. Top Channel