Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata në Gaza, Izraeli: Lejuam hyrjen e 93 kamionëve me ndihma humanitare të OKB-së
👁11048
Izraeli njoftoi sot hyrjen e 93 kamionëve që transportonin ndihma humanitare të OKB-së në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta. “93 kamionë të OKB-së që transportonin ndihma, duke përfshirë miell buke, ushqim për fëmijë, furnizime mjekësore dhe ilaçe, kaluan sot pikën kufitare Kerem Shalom për në Gaza”, tha në një deklaratë COGAT, një agjenci e Ministrisë së Mbrojtjes izraelite që mbikëqyr çështjet politike në territoret e pushtuara palestineze. Izraeli vijon ende sulmet ndaj Rripit të Gazës, ku në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën 60 persona. Top Channel