Situata me zjarret/ Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, ja vatra ende aktive

Situata me zjarret/ Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, ja vatra ende aktive

Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh. Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës. Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol. Autoritetet vendore mbeten në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin e...