Situata e zjarreve, reagon Dom Gjergj Meta: “Një ditë natyra do të na hakmerret dhe ajo nuk fal!”

Situata e zjarreve, reagon Dom Gjergj Meta: “Një ditë natyra do të na hakmerret dhe ajo nuk fal!”

Nga Albert Vataj Në një kohë kur zjarret kanë vënë në provë jo vetëm hapësirat e gjelbra të Shqipërisë, por edhe ndërgjegjen kolektive të një shoqërie që shpesh hesht përballë plagëve që i hap natyrës, fjalët e Dom Gjergj Metës tingëllojnë si kambanë alarmi dhe një thirrje për t’u zgjuar nga letargjia morale.Si Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit, që përfshin zona me një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, Mirdita me malësitë e saj të egra e të bukura, Mati me lumenjtë e rrëmbyeshëm, Bulqiza dhe Peshkopia me pasuritë minerare dhe gjelbërimin e tyre, Dom Gjergj Meta nuk është thjesht...