Situata e zjarreve në vendin tonë, 17 vatra ende aktive! Mbi 900 forca zjarrfikëse në terren

Situata e zjarreve në vendin tonë, 17 vatra ende aktive! Mbi 900 forca zjarrfikëse në terren

17 vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive në vendin tonë, i cili prej disa ditësh po përballet me flakë masive. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar. Vatrat aktive janë regjistruar në zonat e mëposhtme, ku puna në terren vijon pa ndërprerje për izolimin dhe kontrollin e flakëve: – Në Parkun Kombëtar të Lurës, i zhvilluar në dy vatra të mëdha në drejtim të Fushës së Pelave, ku nuk rrezikon banesa, dhe në kahun lindor të Gurë-Lurës, ku ka pasur shtrirjen...