Situata e zjarreve në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: 17 vatra ende aktive, mbi 900 forca zjarrfikëse në terren

Situata e zjarreve në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: 17 vatra ende aktive, mbi 900 forca zjarrfikëse në terren

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe emergjencat civile vendore, vijojnë të jenë të angazhuara në terren për të përballuar vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, sot janë angazhuar 953 efektivë, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë, si dhe një avion Canadair nga Italia, në kuadër të ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Operacionet nga toka dhe ajri janë përqendruar në zonat më të prekura nga zjarret, përfshirë: Parku Kombëtar i Lurës – DibërZall Gjoçaj – MatQafë Buall – Bulqizë / Plan i...