Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë
Një ditë pas zjarreve të fuqishme që përfshinë zonat e Levanit në Fier dhe Himarës, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën dhe dëmet e shkaktuara nga flakët. Rama është shfaqur i shoqëruar nga ministrat Besfort Lamallari dhe Ermal Nufi, ndërsa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka përcjellë edhe një mesazh lidhur me situatën. “Ç’nuk na vret, na bën më t’fortë”, shkruan kryeministri krahas videos. Zjarret në këto zona kanë shkaktuar dëme, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave. Në Himarë, zjarri në lagjen “1 Maji” u shua pas një operacioni të gjerë, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes 6 banesa u dogjën, prej të cilave 3 të banuara, dhe 36 persona u evakuuan. Ndërkohë, situata e zjarreve...
Burimi:
vizionplus.tv