Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije situatën e zjarreve në vendin tonë për ditën e sotme. Sipas njoftimit të Ministrisë, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 19:20, janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: -Në fshatin Fushë Milot, njësia administrative Milot, bashkia Lezhë. -Në vendgrumbullimin e mbetjeve, Gërhot, njësia administrative Qytet, bashkia Gjirokastër. -Në fshatin Gëziq, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. -Në fshatin...