Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Kryeministria ka shpërndarë një deklaratë ku bëhen me dije të dhënat e fundit sa i përket situatës më zjarret në vend. Në deklaratë sqarohet se situata e zjarreve në vend po stabilizohet dhe po vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve, falë angazhimit maksimal të koordinuar të mbi 2000 forcave operacionale, përfshirë FA, MZSH, Strukturat e Emergjencave Civile Lokale, Policinë e Shtetit, bashkitë dhe vullnetarët. “Mbi 20 vatra zjarri janë shuar plotësisht ose izoluar me sukses, ndërkohë që operacionet ajrore kanë qenë vendimtare në zona të paarritshme, nga veriu në jug, që nga Lura deri në Konispol, ku dje u...