Situata e zjarreve, AKMC: 7 vatra në vend, 5 janë shuar dhe dy ende aktive

Situata e zjarreve, AKMC: 7 vatra në vend, 5 janë shuar dhe dy ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi sot se deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri. Sipas kësaj qendre nga këto 7 vatra zjarri janë shuar 5 dhe janë aktive 2 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë; në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec; në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë; në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë dhe në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Qarku Vlorë Aktualisht, janë aktive vatrat në qarkun Vlorë në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive,...