Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata e inflacionit në Shqipëri/ Dallga tërhiqet, por deti i çmimeve mbetet i trazuar
👁12204
Çmimet mbeten të larta, por ritmi i rritjes po ngadalësohet. Inflacioni në maj bie pak, por qytetarët ende nuk ndiejnë lehtësim në xhepat e tyre. Ekspertët shpjegojnë arsyet dhe paralajmërojnë rreziqet e ardhshme nga zhvillimet ndërkombëtare. Çmimet mbesin të larta, produktet po vazhdojnë të shtrenjtohen…vetëm se jo me vrullin e mëparshëm. Kështu mund të përmblidhet ecuria e çmimeve për muajin e muajin e shkuar. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmimeve ra në 2.2 për qind në maj, nga 2.3 për qind në prill. Në krahasim me majin e vitit të shkuar ai mbetet i pandryshuar. “Janë...