Siti shpallet fajtor nga Premier League, ndëshkimi mbetet kofidencial

Siti shpallet fajtor nga Premier League, ndëshkimi mbetet kofidencial

Procedurat disiplinore midis Premier League-s dhe klubit kanë qenë konfidenciale, siç parashikohet në rregulloret e Ligës. Një Komision i Pavarur e ka shpallur Manchester City FC fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League gjatë një periudhe nëntë sezonesh, dhe shumicën e akuzave që lidhen me dështimin e saj për të bashkëpunuar me hetimin e Ligës. Komisioni i Pavarur zbuloi se midis sezoneve 2009/10 dhe 2017/18 deklaron Premier League: Manchester City rregulloi kontrata ‘të rreme’ (të cilat keqinterpretuan marrëveshjen e vërtetë midis palëve) me një numër partnerësh të saj komercialë, si dhe u mbështet në marrëveshje ‘të rreme’ me të tjerë, për të rritur artificialisht të ardhurat e klubit dhe për të ulur kostot e tij...