Sistemi që ha bijtë e vet!

Sistemi që ha bijtë e vet!

Nga Denisa Vata/ Në filmin L’Aveu të Costa-Gavras, një zyrtar i lartë komunist arrestohet nga vetë sistemi të cilit i kishte shërbyer me besnikëri. E diplomuar në kinematografi, ky film më erdhi menjëherë në mendje kur lexova denoncimin e sotëm për kërcënimet e Edi Ramës ndaj Erion Veliajt. Tragjedia e personazhit të Costa-Gavras nuk është se përfundon në burg. Është se zbulon që sistemi të cilit i kishte shërbyer nuk njihte besnikëri, por vetëm nënshtrim. Dje ishte pjesë e pushtetit. Sot është peng i tij. Sistemi nuk bën dallim mes kundërshtarit dhe bashkëpunëtorit. Ai njeh vetëm të bindurin dhe të pabindurin. Filozofi Michel Foucault e trajton burgun jo vetëm si një ndërtesë me qeli, por edhe si një model të pushtetit që kontrollon sjelljen përmes...