Siri, mbi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur pas përleshjeve mes grupeve te armatosura dhe fiseve lokale në Sweida

Siri, mbi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur pas përleshjeve mes grupeve te armatosura dhe fiseve lokale në Sweida

Të paktën tridhjetë persona u vranë dhe rreth njëqind të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura midis grupeve të armatosura lokale dhe fiseve në qytetin e Sweidës, ku jetojnë anëtarë të pakicës druze, tha të hënën Ministria e Brendshme e qeverisë de facto të Sirisë. Ministria, e cila tha se numri i viktimave ishte ende i përkohshëm, tha se forcat e saj do të ndërhynin për t’i dhënë fund përleshjeve dhe për të zgjidhur krizën. Mbrëmë, organizata joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi 37 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur në përleshjet midis luftëtarëve Druze...
Burimi: Top-Channel.tv