Sirenat po bien – Ora policore/ Qytetet franceze kufizojnë lëvizjen e adoleshentëve pas orës 23:00

Sirenat po bien – Ora policore/ Qytetet franceze kufizojnë lëvizjen e adoleshentëve pas orës 23:00

Më shumë se 15 qytete në Francë kanë vendosur një ndalim të lëvizjes gjatë natës për fëmijët dhe adoleshentët, një masë e jashtëzakonshme që pritet të zgjasë deri në muajin shtator. Vendimi vjen në një moment kur dhuna urbane po njeh rritje të ndjeshme, duke vënë në vështirësi autoritetet për të garantuar rendin publik, përcjell albinfo.ch. Në Beziers, një qytet në jug të vendit, ndalimi u vendos pasi efektivë policie u përballën me një pritë të dhunshme. Ndërkohë, në Nimes, një përplasje me armë zjarri e lidhur me trafikun e drogës la të plagosur gjashtë persona, duke i shtyrë autoritetet...