Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Sinjalistika rrugore, 3.4 milionë euro për dy kontrata, ARRSH shpall fituesit
Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi këtë të enjte fituesit për dy kontrata të lidhura me sinjalistikën rrugore me një vlerë kumulative prej 3.4 milionë euro pa TVSH.Kontrata e parë ka në objekt të saj “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendër Perëndim (Tiranë) loti 2 (2025)” me 163 milionë lekë apo 1.63 milionë euro me operator fitues R. S. & M dhe e dyta “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)” me vlerë 181 milionë lekë me operator fitues JUBICA.Raportet teknike...