Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen ankesat

Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen ankesat

Shëndeti mendor është jashtëzakonisht I rëndësishëm, pasi ndikon në çdo aspekt të jetës sonë, mënyrën si mendojmë, sillemi, ndjejmë dhe marrim vendime. Ekspertët thonë se duhet ta trajtojmë me seriozitet çdo fjalë të thënë edhe ashtu kot, nga njerëzit tanë të dashur dhe personat që na rrethojnë, kur bëhet fjalë për çështjet e shëndetit mendor. “Ne duhet të shqetësohemi kur një person ka qenë shumë aktiv dhe papritur fillon të mbyllet në vetvete. Ka qenë një person që merrte pjesë në të gjitha aktivitetet që i ofroheshin nga miqësia, shoqëria, familja, dhe papritur fillon të neglizhojë, të tërhiqet duke përdorur...
Burimi: Opinion.al