Simeone: Po i presim golat e Julian Alvarez, na nevojiten për të arritur atje ku duam
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, analizoi humbjen 2-1 ndaj Barcelonës, duke vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të tij, pavarësisht rezultatit. Për ndeshjen: “Më mbetet në mendje një ndeshje e jashtëzakonshme e futbollistëve. Nuk kam asgjë për t’u kërkuar. Bëmë atë që dëshironim, krijuam raste shënimi, por na mungoi konkretizimi, ndërsa ata ishin më efikasë. Jam krenar dhe shumë i kënaqur me të gjithë”. Për rezultatin: “Po, ishte i drejtë, sepse ata shënuan dy gola dhe ne një”. Për Julián Álvarez: “Zhvilloi një ndeshje të rëndësishme. Përveç asistimit për Giuliano, ishte protagonist në tri aksione, dha edhe pasimin për Baena. Të gjithë dëshironim që të shënonte, por do ta presim, sepse është një lojtar i madh. Për të arritur atje ku duam, kemi nevojë për Juliánin...
Burimi:
telesport.al