Silvana Begaj: Baba unë ika, e ti sakrifikove çdo gjë për mua
I dashur baba!(Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj diçka dhe mënyra më e mirë për të të bindur është kjo. Kështu kam qenë gjithmonë! Lajkatare! Por këtë herë, është thjesht një letër malli! Një letër brenge, një letër me shumë lot brenda. Një letër pendimi, një letër me shumë kërkim falje. Por më shumë mendoj se është një letër dashurie. Dashuri nga ato të pafundmet. Dashuri emigranti. Se emigranti do ndryshe. Ai do me dhimbje sepse nuk është aty të ndaj kohën që fluturon me prindërit, apo me familjarë të tjerë....
Burimi:
kultplus.com