Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Siguria ushqimore/ Resuli: Nuk duhen institucione të reja, por struktura funksionale. Problemi është keqqeverisja, jo AKU
Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli, ka ngritur shqetësime të forta mbi mënyrën se si trajtohen problemet e sigurisë ushqimore në vend, duke theksuar se thelbi i krizës nuk qëndron tek institucionet vetë, por tek mënyra si ato menaxhohen. Në ‘Kafe Shqeto’, Resuli tha se reagimet e shpejta dhe “aksionet” nuk zgjidhin problemet afatgjata, ndërsa shteti duket inekzistent kur përballet me shqetësimet e industrisë. ERVIN RESULI: Ajo që më shqetëson mua është që, mblidhen në një ritrit në një bashkëbisedim me kryeministrin industrialistët, ngrenë një shqetësim dhe del kryeministri nxjerr shpatën dhe i pret të gjithë. Mua më shqetëson mosfunksionimi...