Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Siguria në rajon/ Peter Sorensen vizitë “rrufe” në Prishtinë: Beogradi, destinacioni i radhës
👁2518
Diplomati i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kreu një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, nga ku tha se do të udhëtojë për në kryeqytetin serb, Beograd. Në vizitën e tij të dytë në Prishtinë, Sorensen u takua me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi. I pyetur rreth vizitës, Sorensen tha shkurtimisht për gazetarë se “jemi duke punuar” dhe se ndodhej në Kosovë ashtu siç ia kërkon detyra si i dërguar i bllokut. “Është një vizitë normale, siç mund ta shihni. Jam i lumtur që jam këtu dhe tani do të shkoj në Beograd dhe pastaj do të...