Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Siguria në plazhe… Pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë për të evituar tragjeditë
Këtë sezon turistik, masat e sigurisë në disa plazhe përgjatë Adriatikut mbeten shqetësuese. Edhe pse është detyrim ligjor, mungesa e rojeve bregdetare në kullat e vrojtimit vazhdon të jetë problem i përsëritur. Fatkeqësisht, nuk kanë munguar as humbjet e jetës mes pushuesve. Rasti më i fundit është ai i një 41-vjeçari nga Durrësi, i cili humbi jetën të dielën e kaluar në Sektor Rinia, ku roja e plazhit mungonte. “Duhet të vendosen roje, se ka edhe fëmijë. Kanë ndodhur aksidente. Mungon siguria dhe ka shumë turistë.” “Siguri nuk ka, por po rrijmë me shpresën që ka. Unë jam si kalamajtë,...