Si vdiq legjendari Bajram Curri, e vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë?

Si vdiq legjendari Bajram Curri, e vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë?

Thonë u shtri, e thonë u vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As te zëmr’ e Djalërisë. As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Këto vargje janë pjesë e elegjisë që Fan Noli ka end për vdekjen e Bajram Currit, më 29 mars 1925. Ndërsa kanë kaluar kaq vite, ende e vërtëta e vrasjes së bujshme rri pezull mbi mitikën e atyre maleve të Dragobisë sot e asaj dite, si për të ngasur kureshtinë, e trazuar prej amshimit legjendën, Bajram Curri. Megjithëse bashkëkohësit kanë patur të gjithë të mundshmen për të rrëfyer çfarë ka ndodhur në Shpellën e Dragobisë 29 marsin e vitit 1925, ende nuk është thënë fjala...