Si u vodh vepra e Sabiha Kasimatit pas pushkatimit të saj, kush doktoroi duke e përvetësuar punimin

Si u vodh vepra e Sabiha Kasimatit pas pushkatimit të saj, kush doktoroi duke e përvetësuar punimin

Sabiha Kasimati ka qenë ihtiologia e parë shqiptare. Një shkencë e vështirë, por njëkohësisht e domosdoshme dhe e re për Shqipërinë në vitet ‘40. E para që studionte faunën e ujërave të ëmbla dhe kishte eksperimentuar deri te kryqëzimet embrionale të peshqve. Madje ajo ishte e para që kishte bërë edhe universitetin në një degë që deri atëherë nuk kishte studiuar asnjë shqiptar, Ihtiologji. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit te Torinos, ku ajo studionte i kërkuan të qëndronte për të punuar, sepse ishte diplomuar shkëlqyer dhe u dallua për zotësi e aftësi të veçanta shkencore. Por Sabihaja u kthye ne atdhe, pa e ditur se e priste martirizimi. Një pjesë e veprës së Sabiha Kasimatit ka mbetur në arkiva dhe pjesa tjetër që...