Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Si u njohe me Sali Berishën? Ja si përgjigjet Bamir Topi
Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot mbi njohjen e tij më kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. I ftuar në një intervistë televizive, Topi tregoi se Berisha ishte shok me të vëllain e tij mjek, Flamur Topin. Topi tha se Berisha iu duk një njeri jashtëzakonisht i motivuar, serioz dhe natyrë ambicioze për misionin që kishte. “Në vitin 1990 isha në Institutin e Kërkimeve Veterinare, shef departamenti, pas një periudhe doktorature dhe fizikisht isha në Institut, por mendjen e kisha se çfarë po ndodhte. Takimet dhe ofertat kanë qenë të forta që në vitin 1992. Në vitin 1996 Berisha më tha...