Si u ngrit kurthi francez për vrasjen e legjendës shqiptare, Isa Boletini në Podgoricë?

Si u ngrit kurthi francez për vrasjen e legjendës shqiptare, Isa Boletini në Podgoricë?

Ai që bëmat e tij trimërore do ta kthenin në legjendë, ai që priu përfaqësinë kosovare në mëvetësimin e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, ai që refuzoi një post ministror në qeverinë e Ismail Qemalit, ai që s’u çarmatos në Londër u pre në besë në Podgoricë dhe diti të vdiste siç vdesin trimat. Ai ishte Isa Boletini. Tash më shumë se 100-vite më parë në një kurth të francezëve me përfaqësi në Shkodër, të cilëve ai u ishte drejtuar për ndihmë, atij i zihet pritë në mes të rrugës ku masakrohen të gjithë. Isa Boletini mbamendet në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve si një emblemë e kryengritjes, qëndresës dhe trimërisë. Ndër atdhetarët ai ishte më i shquari. Në kujtesën e kësaj figure të përballjes...