Si sot, më 2 qershor 455 të erës sonë, Vandalët mbërritën në portat e Romës kjo ditë shënon fillimin e fundit për Perandorinë Romake Perëndimore

Si sot, më 2 qershor 455 të erës sonë, Vandalët mbërritën në portat e Romës kjo ditë shënon fillimin e fundit për Perandorinë Romake Perëndimore

Jahja Drancolli Si sot, më 2 qershor 455 të erës sonë, Vandalët mbërritën në portat e Romës. Kjo ditë shënon fillimin e fundit për Perandorinë Romake Perëndimore. Nga kjo ditë u shpik termi vandalizëm dhe do të përdoret deri më sot! Termi vandalizëm në një kuptim më të gjerë nënkupton shkatërrimin si rregull të pasurisë ose pronës së dikujt tjetër. Ky term e ka origjinën nga vandalët, një fis lindoro- gjerman që shkatërroi Romën në shekullin e 5-të. Gjegjësisht, më 2 qershor 455, Vandalët pushtuan Romën dhe filluan një pushtim dy-javor që më vonë do të shërbente si bazë për termin vandalizëm. Ata morën nga Roma gjithë thesarin që mundën të gjenin, pavarësisht se çfarë po shkatërronin dhe u shkatërruan shumë monumente historike dhe kulturore...