Si paraqitet situata nga zjarret? “Mbrojtja”: 44 vatra në 24 orët e fundit, 14 ende aktive

Si paraqitet situata nga zjarret? “Mbrojtja”: 44 vatra në 24 orët e fundit, 14 ende aktive

foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, 14 prej të cilave vijojnë të jenë aktive. Sipas njoftimit të Mbrojtjes, situatat kryesore janë në Shkodër, Tiranë, Dibër, Lezhë dhe Berat, ku vijon përballja me flakët. Ndërkohë, në qarqe të tjerë disa vatra janë shuar plotësisht e disa tjerë nën mbikëqyrje. Në terren janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 329 efektivë, mjete të shumta, 6 operacione me helikopterë, 1 avion Air Tractor dhe 1 dron. Njoftimi i plotë: Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar....