‘Si në të dy’ në Korçë, komedia e zezë me regji të Violeta Trebickës në ‘Koko Fest’
1 September, 2026 - 20:55 Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka mirëpritur shfaqjen “Si në të dy”, pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”. Komedia e zezë, me regji të Violeta Trebickës dhe interpretimin e Alfred Trebickës e Luiza Xhuvanit, sjell në qendër marrëdhënien e një çifti dhe shpërbërjen e martesës së tyre, përmes humorit të hollë dhe situatave dramatike. Regjisorja vlerëson mikpritjen e publikut korçar dhe atmosferën e krijuar gjatë shfaqjes. “Salla ishte plot e përplot për ne, domethënë të këtij profesioni, se te kinemaja nuk e ndjej më. Teatri që është i gjallë, spektatori është kaq i rëndësishëm dhe kur ti e sheh plot, domethënë të mbushet shpirti”, tha ajo. Regjisorja ndalet edhe tek mesazhet që përcjell vepra, duke...
Burimi:
kultplus.com