Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si ndodhi shpërthimi i urës që shkaktoi përplasjen e trenave në Rusi, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
👁12373
Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në regjionin Bryansk të Rusisë gjatë natës më 31 maj, pas shembjes së një ure, tha Guvernatori i Oblastit Bryansk, Alexander Bogomaz. Sipas mediave të huaja, të paktën tre fëmijë janë lënduar, ndërsa shoferi i trenit ka gjetur vdekjen. Siç shkruan The Guardian, hetuesit rusë thanë se besonin se “shpërthimet” kishin shkaktuar shembjen e dy urave në rajonet kufitare të Kurskut dhe Bryansk gjatë natës, duke nxjerrë trenat nga shinat, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë....