Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Si mediat manipuluan opinionin publik për marrjen në hetim të një ministri të qeverisë,zëvendësuan Maznikun me Ahmetajn
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) konfirmoi zyrtarisht se po heton dosjen në ngarkim të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Gazeta “SOT” raportoi dje se dosja për hetimin e ministrit të qeverisë, njëherësh drejtuesit Politik të Qarkut të Elbasanit, i ka kaluar nga Prokuroria e Tiranës. Organi i akuzues i kryeqytetit i ka përcjellës SPAK-ut dosjen për kompetencë, ndërkohë që dosja është administruar nga prokurorët e posaçëm. Ky lajm nxjerr blof mediat pranë qeverisë të cilat raportuan se në regjistrat e SPAK nuk bëhej fjalë për ministrat aktualë, po për Arben Ahmetajn. Sipas këtyre mediave, SPAK e...