Si “Lord of the Flies” shpëtoi nga refuzimet dhe u bë klasik i letërsisë
Sot “Lord of the Flies” i William Goldingut konsiderohet një prej romaneve më të njohura të shekullit XX, por rruga e tij drejt lexuesve nisi me një seri refuzimesh. Romani, i botuar për herë të parë më 17 shtator 1954, pothuajse përfundoi në harresë pasi nëntë shtëpi botuese e refuzuan dorëshkrimin. Goldingu, atëherë mësues në një shkollë djemsh dhe ish-oficer i Marinës Mbretërore, e ndërtoi historinë mbi një ide të errët: çfarë ndodh me njeriun kur rregullat dhe autoriteti zhduken? Një grup djemsh anglezë mbeten në një ishull dhe, ajo që nis si një përpjekje për të organizuar mbijetesën, gradualisht shndërrohet në një histori për frikën, pushtetin dhe dhunën. Romani ishte konceptuar si një kundërpërgjigje ndaj “The Coral Island” të R. M. Ballantyne, ku djemtë...
Burimi:
kultplus.com