Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si kanë spiunur shtetet njëri-tjetrin nga ajri gjatë historisë
Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si ka evoluar teknologjiae mbikëqyrjes ajrore gjatë 200 viteve të fundit. Në fillimin e viteve 1790, francezët eksperimentuan për herë të parë përdorimin e balonave të mbushura me hidrogjen për zbulimin e të dhënave mbi armikun në fushën e betejës. Në fakt ato nuk fluturonin mbi linjat e armikut, por ishin të lidhur në tokë me kabllo. Shportat e balonës mbanin dy ushtarë:njëri me teleskop dhe tjetri që sinjalizonte vëzhgimet në tokë përmes flamujve. Balonistët francezë formuan forcën e parë ajrore në botë në vitin 1794 të quajtur “Compagnied’Aéronautiers”. “Para atij momenti, mënyra e vetme për...