Si ia dalin arkeologët të zbërthejnë kodin e gjuhëve të lashta?

Si ia dalin arkeologët të zbërthejnë kodin e gjuhëve të lashta?

Nga Benjamin Plackett Deri 200 vjet më parë, askush në epokën moderne nuk mund t’i kuptonte hieroglifetegjiptiane. Në thelb, egjiptianishtja e lashtë ishte një gjuhë e vdekur. Fakti që sot historianët tani mund t’i lexojnë dhe kuptojnë shkrimet hieroglifike, i detyrohet suksesit me një tekst të jurisprudencës shumë të zakonshëm, të gdhendur mbi një gur me famë botërore. “Viti i ardhshëm shënon 200-vjetorin e deshifrimit të Gurit Rozetës, që ishte një moment vendimtar për egjiptologjinë. Ai është artifakti i vetëm më i famshëm që është përkthyer”- thotë Roland Enmarsh, pedagog i egjiptologjisë në Universitetin e Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar. Por si arrijnë të deshifrohen gjuhët e lashta? Guri i Rozetës, është një tekst i gdhendur dhe që përmban një shpalljeje të lëshuar në vitin 196 Para Krishtit. Ai u tregua tepër i dobishëm...