No Image Available

Si i zgjidhin arkeologët misteret e mijëra viteve më parë?

Autopsi, skanime të kompjuterizuara, analiza të gjurmëve të gishtërinjve, teste kimike dhe biologjike mbi materiale të të gjitha llojeve, të kryera nga ekspertë me veshje të bardha, që janë të gatshëm t’i vlerësojnë ato në detaje. Nuk po përshkruajmë skenën e një episodi të serialit “C.S.I”, por punën e përditshme të arkeologëve, e cila është sot shumë e ngjashme me atë të agjentëve policisë shkencore. Pra ata janë të aftë të rindërtojnë historinë e njerëzve, kafshëve, bimëve dhe objekteve, shpeshherë duke iu përgjigjur pyetjeve mijëravjeçare. Në realitet, bashkimi mes arkeologjisë dhe shkencës lindi pas Luftës së Dytë Botërore, kur figura e “gjuetarit të thesarit” u zëvendësua përfundimisht nga ajo e një profesionisti me aftësi ndërdisiplinore gjithnjë e më të mëdha. “Pika e kthesës ndodhi në vitet 1960, kur në SHBA lindi e ashtuquajtura...