Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri
Gjatë intervistës për Channel 5 me gazetarin Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama kundërshtoi pretendimin për numrin e lartë të apartamenteve të pabanuara në Tiranë. Kur gazetari përmendi shifrën prej rreth 55 mijë apartamentesh bosh në kryeqytet, Rama u përgjigj se nuk ekzistonin 50 mijë apartamente bosh në Shqipëri, duke e cilësuar këtë pretendim si “absurditet”. “55 mijë çfarë? Ka 55 mijë apartamente bosh? Kjo është një tjetër marrëzi. Nga vjen kjo shifër? Nuk ekziston një gjë e tillë si 50 mijë apartamente bosh në Shqipëri. Është e pakuptimtë”, deklaroi Rama. Por të dhënat zyrtare të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 tregojnë se vetëm në Bashkinë Tiranë janë regjistruar 52.871 banesa të pabanuara. Shifra e regjistruar nga INSTAT në kryeqytet e kalon pragun prej 50...
Burimi:
sot.com.al