Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë në podcastin “Flasim”, ka komentuar mënyrën se si e zgjedh kabinetin qeveritar. Rama tha se ai është “trajneri” që përcakton se kush do të “luajë” ose jo. “Nëse janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe të udhëheqjes së saj, nuk e dinë. Nëse nuk janë, patjetër që flas paraprakisht, ndërsa nëse janë pjesë e PS-së, janë pjesë e formacionit që e bën trajneri me lojtarët që janë në dispozicion. Nuk negocion trajneri, do luash ti apo s’do luash ti? Ata janë të gatshëm aty që të marrin detyra dhe, për sa kohë mua më kanë zgjedhur trajner, jam unë që e përcaktoj formacionin dhe s’ma përcakton njeri tjetër”, tha ai. Sa i përket kritikave për zgjedhjen e ministrave,...