Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si e pësoi familja e firmëtarit të pavarësisë
LETRA DHE PAS SAJ, PUSHKATIMI… Nurfezo, apo siç njihej ndryshe Nurfo, ishte një vajzë nga familja Koka e Delvinës, e cila ishte martuar në Korçë, me Sami Koprenckën, djali i Xhelal Koprenckës (me origjinë nga fshati i Skraparit, prej nga ata kishin trashëguar dhe mbiemrin) që kishte marrë pjesë në ngritjen e Flamurit në 1912-ën në Vlorë, duke qenë një ndër firmëtarët e aktit të Pavarësisë. Samiu ishte nolist dhe ai u zgjodh deputet në moshën 19-vjeçare, në Parlamentin e parë të Shqipërisë, që çeli punimet në prillin e vitit 1921. Ndërsa në periudhën 1939-’41, ai ishte me detyrë nën/Prefekt, në disa rrethe të vendit. Nga: Fatbardha Mulleti Saraçi Nurfezo me Samiun ishin një familje e lumtur, por mbas vitit 1944, me ardhjen e komunistëve...