Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si e përshkruante harmoninë ndërfetare etnologu shqiptar Mark Tirta
Si dihet, shqiptarët që para shumë shekujsh u gjendën të ndarë në besime të ndryshme, si rrjedhojë e pushtuesve të huaj që zotëruan për kohë të gjata mbi trojet e këtij populli. Në Mesjetën Para Osmane u përhap krishterimi I ndarë në disa konfesione: në ortodoksë greko-bizantinë, në katolikë-romanë, po për një kohë, dikumë pak diku më shumë, në anët skajore veriore e verilindore, kisha slave. Me pushtimin Osman filloi të përhapet islamizmi, pra në shek.XV, po që mori përmasa të mëdha në shek. XVII-XVIII. Në gjysmën e dytë të shek. XIX Sami Frashëri shënon se në trojet shqiptare të atëherëshme kishte dy të tretat e popullsisë myslimane e një e treta e krishterë afërsisht sa katolikë po aq dhe ortodoksë. Në regjistirmin shumë të...