Si e ndiqte sigurimi Petro Markon

Si e ndiqte sigurimi Petro Markon

Shkrimtari Petro Marko është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga sigurimi i shtetit gjatë regjimit komunist, për shkak të qasjeve të tij jo miratuese ndaj mënyrës sesi po qeverisnin komunistët. Që në ditët e para të pushtetit komunist ata e kishin nën shënjestër Petro Markon, duke verifikuar lidhjet e tij me amerikanët dhe të tjerë që kishin kontakte me botën Perëndimore. Madje, edhe një përpjekje të tij për të rigjeneruar prodhimin e qitros në zonën e Himarës, Sigurimi e konsideronte një veprimtari kundërshtare. Më poshtë, sjellim një pjesë nga ajo që raportonin “sipër” agjentët e sigurimit mbi Petro Markon, e shkëputur nga gazetarja Luljeta Progni, në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë”: Çfarë shkruante sigurimi në vitin 1946 për Petro Markon:...