Si arritën shqiptarët të zotërojnë kishën në Duomon e Aquilës në Itali

Si arritën shqiptarët të zotërojnë kishën në Duomon e Aquilës në Itali

Emigrimet e vazhdueshme të shqiptarëve nga trojet shqiptare drejt Italisë, të nisura që nga mesi i viteve 1400 për ti shpëtuar pushtimit Turk, sot i dëshmojnë konkretisht dhjetra e dhjetra komunitete të vogla shqiptare të shpërndara në të gjithë jugun e Italisë. Villa Badessa, në provincën e Chietit, është një nga këto koloni italo-shqiptare dhe është i vetmi komunitet arbëresh që ekziston në Abruzzo. Të tjerat ndodhen në Molise, në Puglia, në Basilicata, në Calabria dhe në Siçili. Në ato kohë të largëta emigrantët shqiptarë u shpërndanë në të gjithë gadishullin, duke filluar që nga republika Venete. Por në qendrat e zhvilluara, më shumë se sa në zonat rurale, integrimi në shoqërinë vendase ndodhi aq shpejt, sa brenda dy-tre brezash, shqiptarët u asimiluan dhe vështirë...