Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shuplaka nga bashkëshortja, presidenti Macron: Po bënim shaka
👁7058
Një shuplakë bëri që presidenti Emmanuel Macron të kishte vëmendjen kryesore sot. Madje videoja me shuplakë nga bashkëshortja, Brigitte Macron u bë virale shpejt në rrjetet sociale, aq sa i humbi edhe rëndësinë vizitës në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Ai u shpreh se nuk është e vërtetë që ka pasur një zënkë me bashkëshorten e tij, por po bënin “shaka siç bëjnë gjithmonë”. ”Prandaj duhet që të gjithë të qetësohen dhe mbi të gjitha, të interesohen për çështjet reale të aktualitetit”, u shpreh ai për mediat franceze.