Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shuhet zjarri tek Pazari i Ri, shtëpia 2-katëshe kthehet në hi në pak minuta, tymi mbulon zonën
Janë shuar flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës teksa zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë. Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët. Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën që ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.