Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shuhet këngëtari i polifonisë labe, Bujar Tabulla
Është ndarë nga jeta këngëtari Bujar Tabulla, i njohur nga publiku si “bilbili i Labërisë”. Këngëtari i dashur i “Djemve të Delvinës”, u shua në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ishte një zë i rrallë që përfaqësonte shpirtin e Labërisë. Bujar Tabulla, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të këngës labe, lindi dhe u rrit në Delvinë. Ai nisi të këndonte që fëmijë, duke u bërë edhe themeluesi i grupit të qytetit “Djemtë e Delvinës”, ku spikati me zërin e tij të ngrohtë, të pastër dhe plot emocion. Breza të tërë e njohën si “bilbilin e Labërisë”, një titull që e fitoi me shpirt e talent, me pasionin dhe përkushtimin që i dha këngës polifonike shqiptare. Me përulësi dhe...